Aktualitet

E pëson 32-vjeçari shqiptar/ I zhgënjyer pas humbjes së Shqipërisë me Spanjën qëlloi me thikë dy tifozë gjatë festës për Italinë

Bëhet me dije se urdhri i arrestit ka të bëjë me trazirat e së hënës së kaluar, më 24 qershor, pas ndeshjeve të Kampionatit Evropian midis Italisë dhe Kroacisë dhe Shqipërisë e Spanjës. Ndërkohë tifozë italianë ishin mbledhur në Sheshin e Fitores për të festuar kalimin në turin e radhës.

3 Korrik 2024, 18:05 Nga E. D
E pëson 32-vjeçari shqiptar/ I zhgënjyer pas humbjes së
foto ilustruese

ITALI- Një 32-vjeçar shqiptar ka rënë pranat e policisë italiane. Bëhet me dije se urdhri i arrestit ka të bëjë me trazirat e së hënës së kaluar, më 24 qershor, pas ndeshjeve të Kampionatit Evropian midis Italisë dhe Kroacisë dhe Shqipërisë e Spanjës. Ndërkohë tifozë italianë ishin mbledhur në Sheshin e Fitores për të festuar kalimin në turin e radhës.

Megjithatë me italianët u bashkuan edhe shumë tifozë shqiptarë, por për shkak të zhgënjimit nga eliminimi i ekipit ata sulmuan tifozët që festonin për Italinë. Kjo çoi në një debat të dhunshëm në të cilin dyshohet se 32-vjeçari shqiptar nxori një thikë dhe plagosi dy të rinj, njërin në krah dhe tjetrin në qafë. Gjithashtu 32-vjeçari shqiptar është dërguar në burgun e Pordenones. Nisur nga precedentët e tij penalë, policia lëshoi ​​një urdhër dëbimi ndaj tij. 

 

policia italiane

Sondazh

Poll