Politike

Deputeti i PD mbi 2 orë në SPAK: U pyeta për një kallzim të bërë nga unë në 2020-n

Pas daljes, Dogjani nuk tha shumë për mediat, ndërsa përmendi edhe një herë një kallëzim për të cilin ka folur më parë.

3 Korrik 2024, 17:36 Nga M.B
Deputeti i PD mbi 2 orë në SPAK: U pyeta për një kallzim
Asllan Dogjani

TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike Asllan Dogjani është marrë në pyetje për rreth dy orë e gjysmë nga agjentët e BKH-së në SPAK. Pas daljes, Dogjani nuk tha shumë për mediat, ndërsa përmendi edhe një herë një kallëzim për të cilin ka folur më parë.

“Kallëzim që prej vitit 2020, për të cilin kam kërkuar interpelancë me Kryeministrin", tha ai.

Dogjani, në një prej seancave plenare, ka denoncuar më parë për një pallat të ndërtuar në vitin 2006, i cili sipas tij nuk ishte legalizuar nga ndërtuesi Ilirjan Çela. Sipas Dogjanit në emër të një të moshuari në oborrin e pallatit është në njësinë nr. 9 në Tiranë ishte legalizuar edhe një kopsht fëmijës, i cili më pas i ka kaluar në emër të ndërtuesit, Miljan Çela, ngjarje për të cilën deputeti i PD dhe disa banorë kishin bërë kallëzim.

spak

Sondazh

Poll