Politike

Flamur Noka i dërgon letër Bashës: Përdorimi i simboleve dhe aseteve të PD përbën kundravajtje ligjore

Noka i bën me dije deputetit Basha se përdorimi i simboleve dhe aseteve të Partisë Demokratike përbën kundravajtje ligjore dhe do të ndiqen penalisht.

3 Korrik 2024, 15:43 Nga I.A
Flamur Noka i dërgon letër Bashës: Përdorimi i simboleve dhe
Flamur Noka

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, i ka nisur një letër deputetit demokrat Lulzim Basha ku i shpjegon vendimin e Gjykatës për vulën dhe logon së kësaj force politike. Noka i bën me dije deputetit Basha se përdorimi i simboleve dhe aseteve të Partisë Demokratike përbën kundravajtje ligjore dhe do të ndiqen penalisht.

“Gjithashtu kërkojmë nga ana juaj që të mos përdorni simbolet identifikuese të PDSH të cilat me vendimmarrjet e Kuvendit të 11 dhjetorit 2021 të PDSH janë shfuqizuar si dhe në komunikimin publik të mos t’i drejtoheni publikut si Partia Demokratike e Shqipërisë për sa kohë nuk keni asnjë tager përfaqësimi”, shkruan Noka.

lulzim basha flamur noka

Sondazh

Poll