Sport

Shtyhet Superkupa e Francës, mes PSG-së dhe Monacos, që do të luhej në Pekin…

Arsyet e sakta nuk dihen, megjithëse gazeta 'L'Équipe' flet për "probleme administrative".

3 Korrik 2024, 17:57 Nga DOSJA
Shtyhet Superkupa e Francës, mes PSG-së dhe Monacos, që do

FRANCE - Finalja e Superkupës së Francës ndërmjet Paris Saint-Germain dhe Monacos, e cila ishte planifikuar për më 8 gusht në Pekin, është shtyrë "për një datë dhe vend të mëvonshëm që do të përcaktohet", njoftoi Liga e Futbollit Profesional Francez (LFPF).

Organi drejtues i divizionit të parë dhe të dytë në Francë nuk ka specifikuar arsyet e vendimit të shpallur këtë të mërkurë, megjithëse gazeta 'L'Équipe' flet për "probleme administrative" me autoritetet kineze, pa shpjeguar se të çfarë lloji.

Në deklaratën e saj të shkurtër, Liga Franceze thekson se kjo ndeshje do të luhej në Pekin në kuadër të “60-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes Kinës dhe Francës”.

'L'Équipe' kujton, se finalja e Superkupës për t’u zhvilluar në Pekin, lindi nga vizita në Francë në maj e presidentit kinez, Xi Jinping.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll