Sport

Kroos del kundër Lehmann: "Ai është një djalë që gjithmonë ka një mendim tjetër"

Mesfushori foli për komentet e ish-portierit, që e quajti Spanjën të vogël dhe të papërvojë.

3 Korrik 2024, 17:15 Nga DOSJA

GJERMANI - Këtë të martë, ish-portieri gjerman, Jens Lehmann, ka nxehur ndeshjen mes Gjermanisë dhe Spanjës, për çerekfinalen e Euro 2024 me disa komente negative në një program televiziv të quajtur ‘Welt TV’.

"Spanja është një ekip i vogël dhe pa përvojë; në thelb, si një ekip të rinjsh,"- tha ish- portieri i  Mannschaft, i cili ishte në finalen e Euros në 2008, kur La Roja ngriti trofeun nën komandën e Luis Aragonés.

Një ditë më vonë, Toni Kroos doli për të mbrojtur Spanjën, një vend ku jeton prej 10 vitesh si lojtar i Real Madridit. Mesfushori gjerman tha se nuk ishte dakord me fjalët e Lehmann: “Ata kanë treguar se kanë lojtarë me shumë eksperiencë, kanë një Rodri, Morata, Nacho, Carvahal që të gjithë kanë shumë përvojë, kështu që për mua ajo që ai thotë nuk është e vërtetë."

Kroos del kundër Lehmann: "Ai është një djalë

Kroos ka respektin maksimal për skuadrën spanjole dhe pret një ndeshje speciale këtë të premte: "Ne presim një Spanjë shumë 'top' për atë që ka bërë deri më tani, sepse ata luajnë mjaft mirë, por gjithashtu presim një ndeshje të bukur."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll