Sport

Duelet Real Madrid - Manchester City... zbresin edhe në Euro 2024!

Të dyja skuadrat kanë nga pesë çmime të “Lojtarit më të mirë të ndeshjes” deri më tani në turne.

3 Korrik 2024, 16:36 Nga DOSJA
Duelet Real Madrid - Manchester City... zbresin edhe në Euro 2024!

GJERMANI - Ata thonë se madhështia e Champions League matet me raunde kualifikuese, si ato të ofruara nga Real Madrid dhe Manchester City në edicionet e fundit. Në 23/24, ‘mbreti i kompeticionit’ u përball sërish me djemtë e Guardiolës për t’i dhënë tifozëve një tjetër luftë autentike gjigantësh.

Beteja në ‘Bernabeu’ ishte emocionuese... dhe beteja në ‘Etihad’ siguroi një ushtrim mbijetese të denjë për t'u studiuar. 

“Nuk është si me klubet si Interi, Bayerni, Madridi, Milani...në aspektin historik ne jemi të ardhur”, - tha trajneri spanjol. Por historia është ndryshe tani dhe pas 50 vitesh do të flasim për përballjet që Real Madridi dhe Manchester City po japin prej disa kohësh, ndeshjen më të mirë moderne të futbollit në botë.

Në edicionet e fundit rrugët e tyre janë kryqëzuar, me dy fitore të skuadrës së Ancelottit dhe një të skuadrës së Pep Guardiolas, dhe tashmë dueli ka kaluar në Eurokupë. Kështu, deri më tani janë luajtur 44 ndeshje, mes fazës së 8/16-tës dhe 36-të të grupeve... të cilat kanë spikatur shumë emra të futbollistëve.

E siç nuk mund të ndodhte ndryshe, dy referencat e mëdha të futbollit kontinental, kanë yjet e tyre më të mëdhenj që shkëlqejnë në Eurokupë. Aq shumë që çdo ekip ka grumbulluar nga pesë çmime MVP të ndeshjeve deri më tani në këtë turne, më shumë se çdo klub tjetër në botë (më shumë se 22% e totalit mes të dyve).

Te Madridi, Arda Güler, Modric, Rüdiger dhe dy here ka marrë çmimin Bellingham si “Lojtari më i mire i ndeshjes”. Dhe te City fitues kanë qenë De Bruyne, dy herë Rodri, Akanyi dhe Bernardo Silva...

Dueli LaLiga - Premier League

Një tjetër nga betejat që po jep Eurokupa është përballja e drejtpërdrejtë mes La Ligës dhe Premier League. Deri më sot, kompeticioni spanjoll ka 10 MVP, njësoj me atë anglez. Pesë nga Real Madrid duhet të shtojmë edhe tre nga Barcelona (Gündogán, Koundé dhe Ferran), një nga Athletic (Nico Williams) dhe një nga Valencia (Mamardashvili).

Po kaq edhe nga Premier League me 5-shen e arritur nga djemtë e Guardiolës, dyfishin e çmimeve të Eriksen (Man.United), dyfishin e Cody Gakpo (Liverpool) dhe Hojbjerg  (Tottenham).

Vendi i tretë shkon në Budesligë (7)... e ndjekur nga Liga Arabe (4) me çmime.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll