Sport

Bukuroshja seksi Maria Sharapova, në Wimbledon për të festuar 20-vjetorin e titullit të saj të parë 'Grand Slam'...

Tenisja ruse është e ftuar në turne në një datë po aq të veçantë në karrierën e saj, ditën kur ajo arriti suksesin e saj të parë

3 Korrik 2024, 17:28 Nga DOSJA
Bukuroshja seksi Maria Sharapova, në Wimbledon për të festuar

ANGLI - Maria Sharapova e hoqi nga duart zyrtarisht raketën e saj, në shkurt 2020 dhe që atëherë ajo mezi është parë në turne jashtë Shteteve të Bashkuara, vendi ku ajo banon.

Megjithatë, rusja ka pranuar ftesën e All England Club për të qenë e pranishme në edicionin e Wimbledon, konkretisht sot më 3 korrik.

Kanë kaluar 20 vjet nga i pari midis pesë titujve të saj të 'Grand Slam' dhe i vetmi që ka arritur në fushën e barit londinez, gara e tretë në kalendarit e madh të tenisit botëror.

Në moshën 17-vjeçare, ajo mundi në finale Serena Williams, favoriten e madhe, duke qenë tenistja e tretë më e re që ngriti 'Venus Rosewater Dish'.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll