3 Korrik 2024, 12:13
Nga r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama në ceremoninë e funeralit të shkrimtarit më të madh shqiptar Ismail Kadaresë komentoi gjatë fjalimit edhe polemikat dhe sugjerimet për vendin e prehjes.
Rama tha se Kadare meriton të prehet në një banesë të fundit që do të jetë vetëm e tija dhe jo pranë Dëshmorëve të Kombit apo Vëllezërve Frashëri.
Ai tha se detyrimi i vetëm i tyre ishte t'i respektonin ikjen e tij duke i dhënë një banesë që sipas tij "nuk do ndihet i kërcënuar as nga dashuria e pakërkuar, as nga fqinjësia asnjëherë e padëshiruar, as nga jo e jo nga tubimet e nderimet që i kishte llahtari."
Pjesë nga fjalimi i Ramës:
Kadare i tha të tëra, skam asnjë dyshim se ky vend s’do ta zhgënjejë kurrë, se ky vend kurrë s’do resht së përsëritur me vete gjithçka Ismail Kadare tha për të. Kadare e meriton të prehet në një banesë të fundit që të jetë vetëm e tij, jo bashkë me dëshmorët, sepse ai as ishte dëshmor dhe as nuk ishte gjëkundi në asnjë qelizë të tij dëshirën apo gatishmërinë për të rënë dëshmor, jo bashkë me vëllezërit Frashëri të cilët ishin ndër fare të paktët që i donte sinqerisht, as nuk ia kanë borxh ti bëjnë vend në varret e tyre.
Jo te parku përballë Rognerit as te fusha e gjelbër para kryeministrisë, jo vetëm se një vend i qytetëruar nuk i mban bashkë të gjallët me të vdekurit, pa i ndarë të paktën me distancë për të mos parë përditë me njëri tjetrin, por edhe se kur mendon se Ismaili u ikte sa munde vendeve ku mblidheshin njerëzit. Kadare jetoi si dëshmitar i një fjale për të cilën mori të tërë lëvdatat dhe nderimet e mundshme të botës dhe të tërë smirën dhe sharjet e mundshme të vendit që e lindi.
Nuk e mori çmimin Nobel, por mbeti i vetmi kandidat për të cilin ka një dosje letrash anonime nga bashkatdhetarët e tij. Ai erdhi, shkroi dhe iku. Ne i kemi vetëm një detyrim, t’ia respektojmë ikjen duke i dhënë në kohën dhe vendin e duhur një banesë të fundit ku të mos ndihet i kërcënuar as nga dashuria e pakërkuar, as nga fqinjësia asnjëherë e padëshiruar, as nga jo e jo nga tubimet e nderimet që i kishte llahtari.
edi rama ismail kadare
Politike
3 Korrik 2024, 12:04
r.ll
edi rama
TIRANË- Në ceremoninë e funeralit të kolosit të letërsisë shqipe, kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fja...
Politike
3 Korrik 2024, 11:38
r.ll
TIRANË- Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama ka mbërritur në Teatrin Kombëtar të Operas dhe...
Politike
3 Korrik 2024, 11:02
r.ll
asllan dogjani
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike është paraqitur para disa minutash në Prokurorinë e Posaçme.&nb...
Politike
3 Korrik 2024, 10:19
r.ll
drejtuesit e pl
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe nëkryetarët e PL, Erisa Xhixho dhe Tedi Blushi kanë...
Politike
3 Korrik 2024, 09:54
r.ll
george gerapetritis
GREQI- Ministri i Jashtëm George Gerapetritis tha të martën se kundërshtimet e Greqisë ndaj Shqipëris&eum...
Politike
3 Korrik 2024, 08:10
N.F
Fredi Beleri
TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi dënimin me dy vite burg ndaj kryetarit të zgjedhur të bashkis&eu...
Politike
2 Korrik 2024, 22:03
E. D
Tonin Marinaj
TIRANË- Kryetari socialist i Bashkisë së Malësisë së Madhe Tonin Marinaj i është përgjigjur...
Politike
2 Korrik 2024, 20:50
E. D
Sali Berisha
TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalmit të tij mbrëmjen e stome para mbështetësve u n...
Politike
2 Korrik 2024, 20:38
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalimit të tij mbrëmjen e sotme u ka bërë thirrje&n...
Politike
2 Korrik 2024, 20:32
M.B
Foto nga takimi
TIRANA- Në Tiranë autoritetet publikuan sot strategjinë e re të mbrojtjes sociale për 5 vitet e ardhshme, që ...