Sport

"Ujqërit gri"!… Gjesti festiv i Merih Demiral, shenjë që lidhet me një lëvizje nacionaliste të ekstremit të djathtë ‘panturk’

Mbrojtësi turk Merih Demiral festoi dopiedën e tij të shënuar të martën kundër Austrisë në raundin e 16-të të Euros me një "përshëndetje ujku", shenjë e njohjes së "Ujqërve Gri", një lëvizje nacionaliste turke, e shpërbërë e ekstremit të djathtë në Francë në vitin 2020.

3 Korrik 2024, 12:43 Nga DOSJA
"Ujqërit gri"!… Gjesti festiv i Merih Demiral, shenjë

GJERMANI - Gjestet më vendimtare të firmosura nga Merih Demiral, gjatë fitores në 1/16 e Euro kundër Austrisë të martën, do të mbeten dy golat e tij të shënuar nga këndi, që e çuan Turqinë në turin çerekfinal. Sidomos pasi ai është mbrojtësi i parë që shënon një dopietë në një ndeshje me eliminim direkt në një kompeticion madhor që nga Lilian Thuram në 1998.

Nga ana tjetër, një tjetër gjest ka lënë pa fjalë disa prej spektatorëve në stadium dhe jashtë tij. Për të festuar dopiedën e tij, ish-mbrojtësi i Juventusit dhe që tani luan për Al-Ahlin në Arabinë Saudite, ngriti të dyja duart, bashkoi gishtin e madh me gishtin e mesit dhe të unazës, duke mbajtur gishtin e vogël dhe gishtin tregues të ngritur.

Një gjest i quajtur "përshëndetja e ujkut", në lidhje me formën e ujkut të krijuar nga gishtat e bashkuar dhe që përdoret nga grupi i ekstremit të djathtë dhe nacionalist turk, "Ujqërit gri" (Ülkücü në turqisht), për të cilët është një shenjë e njohjes.

Në Francë, lëvizja u shpërbë në vitin 2020 nga Ministri i Brendshëm Gérald Darmanin, i cili, në atë kohë, e përshkroi atë si një "grup veçanërisht agresiv de facto".

Lëvizja posaçërisht pretendon një ideologji panturke, e cila kërkon të bashkojë të gjithë popujt turqishtfolës brenda të njëjtit shtet. Në Francë, vitet e fundit, ata janë lidhur me disa raste të dhunës. Në shkurt, dy "Ujqër Gri" u paditën në Paris për përkrahje të terrorizmit.

I pyetur për arsyet e gjestit në një konferencë për shtyp pas ndeshjes, Demiral këmbënguli:  “Mënyra se si festova ka të bëjë me identitetin tim turk, sepse jam shumë krenar që jam turk. (...) Kam parë njerëz në stadium që kanë bërë edhe këtë gjest, jam shumë i lumtur që e kam bërë. Aq i lumtur sa 26-vjeçari ka postuar një foto ku shihet duke festuar në X pas ndeshjes.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll