Politike

Rama mbërrrin tek TKOB për homazhet në nderim të Kadaresë, shoqërohet nga bashkëshortja

Po ashtu tek TKOB  kanë ardhur edhe figura të politikës në Kosovë, diplomatë të huaj dhe personalitete të shquara të artit dhe letërsisë shqiptare.

3 Korrik 2024, 11:38 Nga r.ll

Rama mbërrrin tek TKOB për homazhet në nderim të

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama ka mbërritur në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit ku po kryhen homazhet në nderim të kolosit të letërsisë shqiptare, Ismail Kadaresë. 

Ministrat e kabinetit qeveritar po ashtu kanë kryer homazhet e tyre më herët. Po ashtu tek TKOB  kanë ardhur edhe figura të politikës në Kosovë, diplomatë të huaj dhe personalitete të shquara të artit dhe letërsisë shqiptare.

Ismail Kadare, shkrimtari i mirënjohur është ndarë nga jeta mëngjesin e 1 korrikut në moshën 88-vjeçare, ndërsa trupi i tij do të prehet në varrezat e Tufinës. Kadare konsiderohet si një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë, ku shquhet kryesisht për prozë, por kontributi i tij është shtrirë edhe në dramaturgji, poezi dhe përkthime.

edi rama ismail kadare

Sondazh

Poll