Aktualitet

Plagosi të riun me thikë, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë

Bëhet me dije se konflikti ndodhi në rrugën “Reshit Petrela”, rreth orës 20:00, ku i plagosur mbeti mbeti 26-vjeçari me iniciale A. Z.

2 Korrik 2024, 21:00 Nga E. D
Plagosi të riun me thikë, arrestohet 42-vjeçari në
foto ilustruese

TIRANË- Një 42-vjeçar është arrestuar sot në Tiranë pasi ka plagosur me thikë një 26-vjeçar pas një konflikti për motive të dobëta. Bëhet me dije se konflikti ndodhi në rrugën “Reshit Petrela”, rreth orës 20:00, ku i plagosur mbeti mbeti 26-vjeçari me iniciale A. Z. Gjithashtu materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejs

Njoftimi i Policisë:

Plagosi me mjet prerës një shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, arrestohet 42-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas marrjes së njoftimit se në rrugën "Reshit Petrela", sot rreth orës 20:00, kishte ndodhur një konflikt gjatë të cilit ishte dëmtuar me mjet prerës një shtetas, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u kap dhe u arrestua shtetasi A. J., 42 vjeç, banues në Tiranë. Nga veprimet hetimore dyshohet se 42-vjeçari, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës shtetasin A. Z., 26 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejs

policia e tiranes

Sondazh

Poll