EMRAT/ Kthyen pishinën në fermë kanabisi në Angli, dy shqiptarë dënohen me gjashtë vite burgn, i treti pret dënimin
pamje nga vendngjarja ANGLI- Dy shqiptarë janë dënuar me gjashtë vite burg në Angli. Bëhet me dije se banda shqiptare kishte ...
Sipas njoftimit, vetëm pas disa orësh jashtë ambienteve të SPAK, janë parë shërbimet spitalore të urgjencës dhe aty është mësuar rreth veprimit të ndërmarrë nga 63-vjeçari.
TIRANA- SPAK ka dalë me një njoftim zyrtar sa i takon ngjarjes së ndodhur pasditen e sotme pranë ambienteve të saj ku 63-vjeçari Pal Trashaj dyshohet se konsumoi helm. Në njoftim, SPAK ka zbardhur dinamikën e asaj që ndodhi duke thënë se qytetari në fjalë është paraqitur tek oficeri i informacionit dhe ka kërkuar takim me një nga hetuesit e BKH-së për një çështje e cila pas verifikimeve ka rezultuar se i ka kaluar për kompetencë një prokurorie të juridiksionit të përgjithshëm që në vitin 2022.
Njoftimi i SPAK vijon duke sqaruar se ndërkohë që oficeri i informacionit ka marrë kontakt me hetuesin e çështjes, qytetari ka dalë jashtë në oborr, duke mos ardhur për të marrë përgjigje. Sipas njoftimit, vetëm pas disa orësh jashtë ambienteve të SPAK, janë parë shërbimet spitalore të urgjencës dhe aty është mësuar rreth veprimit të ndërmarrë nga 63-vjeçari.
SPAK bën me dije se ka bërë menjëherë verifikimet rreth këtij incidenti për të sqaruar çdo veprim të punonjësve të institucionit.
Njoftimi i plotë:
Në lidhje me incidentin e sotëm të qytetarit Pal Trashaj të ndodhur jashtë Prokurorisë së Posaçme, institucioni ynë i uron z. Trashaj shërim të shpejtë! Sqarojmë se qytetari në fjalë është paraqitur tek oficeri i informacionit dhe ka kërkuar takim me një nga hetuesit e BKH-së për një çështje e cila pas verifikimeve ka rezultuar se i ka kaluar për kompetencë një prokurorie të juridiksionit të përgjithshëm që në vitin 2022.
Më pas oficeri i informacionit ka bërë me dije qytetarin të presë sa të njoftojë hetuesin e çështjes mbi kërkesën e tij. Ndërkohë që oficeri i informacionit ka marrë kontakt me hetuesin e çështjes, qytetari ka dalë jashtë në oborr, duke mos ardhur për të marrë përgjigje.
Pas disa orësh, jashtë ambienteve të SPAK, janë parë shërbimet spitalore të urgjencës dhe aty është mësuar rreth veprimit të ndërmarrë nga z. Trashaj. Institucioni ynë ka bërë menjëherë verifikimet rreth këtij incidenti për të sqaruar çdo veprim të punonjësve të tij.
Prokuroria e Posaçme, garanton se do t’i përgjigjet në kohë çdo qytetari me korrektësi dhe në zbatim të ligjit për çështje që janë në kompetencën e saj.
pamje nga vendngjarja ANGLI- Dy shqiptarë janë dënuar me gjashtë vite burg në Angli. Bëhet me dije se banda shqiptare kishte ...
Foto ilustruese HIMARA- Një 23-vjeçar, i cili rrezikohej të mbytej pranë Porto Palermos në Himarë, u shpëtua nga nj&eu...
Flamuri serb dhe flamuri shqiptar TIRANA- Prestigjozja "Financial Times" ka publikuar një artikull ku flitet për marrëdhëniet hist...
Gjon Toma ITALI- Një 65-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë në një përrua, në Itali. Siç raportohet...
pamje nga vendngjarja BOLONJA- Një shqiptarë është arrestuar në Bolonja. Bëhet me dije se 58-vjeçari me origjinë ...
Ariola Kristo TIRANA- Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të martën më 2 korrik vendimarrjen për ...
Ismail Kadare TIRANA- Le Courrier des Balkans i ka dedikuar një artikull ndarjes nga jeta të gjeniut të letrave shqipe, Ismail Kadare. ...
Foto nga vendi i ngjarjes TIRANA- Fotoja më lart tregon momentin kur 63-vjeçari i cili konsumoi fotoksinë shoqërohet për n&...
Foto ilustruese TIRANA- Policia ka dalë me një njoftim zyrtar sa i takon ngjarjes së ndodhur para godinës së SPAK ku një...
Foto nga vendi i ngjarjes VLORA- Gjatë ditës së sotme reshjet e shiut kanë përfshirë edhe qytetin e Vlorës duke b&e...