Aktualitet

FOTOLAJM/ Konsumoi helm pranë godinës SPAK, ja momenti kur ambulanca merr 63-vjeçarin

Në njoftim thuhet se 63-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

2 Korrik 2024, 17:42 Nga M.B
FOTOLAJM/ Konsumoi helm pranë godinës SPAK, ja momenti kur ambulanca
Foto nga vendi i ngjarjes

TIRANA- Fotoja më lart tregon momentin kur 63-vjeçari i cili konsumoi fotoksinë shoqërohet për në autoambulancë pranë SPAK, ku dhe ndodhi ngjarja. 

Pak më parë policia ka dalë me një njoftim zyrtar sa i takon ngjarjes së ndodhur para godinës së SPAK. Në njoftim thuhet se 63-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Policia shton se grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 02.07.2024, në rrugën "Panorama", përballë godinës së Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, shtetasi P. T., 63 vjeç, dyshohet se ka konsumuar fostoksinë dhe aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

spak

Sondazh

Poll