Aktualitet

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Ariola Kristo

Kristo u shkarkua nga detyra më 8 shtator 2021 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit  për probleme në kriterin e pasurisë.

2 Korrik 2024, 18:05 Nga M.B
KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Ariola Kristo
Ariola Kristo

TIRANA- Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të martën më 2 korrik vendimarrjen për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të gjyqtares së Korçës, Ariola Kristo.

Kristo u shkarkua nga detyra më 8 shtator 2021 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit  për probleme në kriterin e pasurisë. Ndërkohë, ajo u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës dhe për profesionalizmin u konkludua se ka arritur nivel kualifikues.

Vendimi për lënien në fuqi të shkarkimit të Kristos, u mor në Kolegj në mënyrë unanime nga trupi gjykues i kryesuar Rezarta Schuetz, me relatore Natasha Mulajn dhe anëtarë Sokol Çomo, Albana Shtylla dhe Ina Rama, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të subjektit. Vendimarrja e Kolegjit është përfundimtare dhe ka efekt të menjëhershëm.

Ariola Kristo përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2003 dhe u emërua gjyqtare në Gjykatën e Korçës, ku punoi prej gati dy dekadash deri në momentin e shkarkimit nga detyra./ BIRN

kpa

Sondazh

Poll