Sport

E qara e dëshpëruar, faljet dhe më pas gëzimi: nata e penalltive të CR7…

Ylli portugez e kompensoi më pas gabimin e tij, duke shënuar nga pika e penalltisë (e para në rend për luzitanët) në fund të ndeshjes…

2 Korrik 2024, 07:30 Nga DOSJA

GJERMANI - Ishte minuta e 105-të… Të gjithë shokët e skuadrës e ngushëlluan Cristiano Ronaldon, i cili u mbyt në lot të dëshpëruar, pas penalltisë të gabuar, të cilën e priti portieri Oblak gjatë kohës shtesë në ndeshjen e raundit të 16-të ndërmjet Portugalisë së tij dhe Sllovenisë.

Ylli portugez e kompensoi më pas gabimin e tij, duke shënuar nga pika e penalltisë (e para në rend për luzitanët) në fund të ndeshjes, të cilat vulosën edhe kalimin në çerekfinale të kombëtares portugeze (fitore e cila mbi të gjitha mban firmën e Diogo Costa që priti tre penallti radhazi kundër sllovenëve).

E qara e dëshpëruar, faljet dhe më pas gëzimi: nata e

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll