Sport

Nuk ka fitues në 90 minuta mes Portugalisë dhe Sllovenisë… takimi shkon në shtesë!

1 Korrik 2024, 22:54 Nga DOSJA
Nuk ka fitues në 90 minuta mes Portugalisë dhe Sllovenisë…

GJERMANI – Portugalia dhe Sllovenia luajnë me njëra tjetrën për një vend në çerekfinale në Frankfurt në fazën e 1/16-ave. Në një ndeshje ku në pamje të pare luzitanët e Cristiano Ronaldos duket superiorë, nga ana tjetër Sllovenia është surpriza e këtij raundi dhe ka bërë paraqitje shumë të mira.

Në 45 minutat e para edhe pse ishte Portugalia ajo që mori më tepër përsipër, e pati të pamundur për të shënuar apo për të ndryshuar rezultatin, i cili mbeti i barabartë 0-0 deri në përfundim të 45 minutave.

Edhe pjesa e dytë mbeti po e njëjtë, me Portugalinë që tentoi në disa forma por Cristiao Ronaldo tashmë është një moshë ku nuk po arrin të bëjë diferencën dhe për 90 minuta nuk arriti sërish të kalojë Oblak. Me këto shifra 0-0 të dyja skuadrat tashmë po i drejothen dy kohëve suplementare nga 15 minuta.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll