Sport

VIDEO / Franca kalon më tej, Belgjika e mbyll këtu Europianin

Muni shënoi golin e vetëm 5 minuta nga fundi, një gol që vjen në një moment kur Belgjika kishte shumë pak kohë në dispozicion për të reaguar.

1 Korrik 2024, 19:52 Nga DOSJA
VIDEO / Franca kalon më tej, Belgjika e mbyll këtu Europianin

GJERMANI - Franca kualifikohet për nëë çerekfinale pasi mundi Belgjikën në Dyseldorf me shifrat 1-0.

Pjesa e parë mes dy ekipeve u mbyll me shifrat e barabarta 0-0 edhe pse të dyja ekipet u përpoqën të zhbllokonin dhe të ndryshonin, por duke patur edhe kujdes, pasi niveli i lojtarëve të të dyja ekipeve nuk fal në gabimin më të vogël.

Dhe kurt gjithçka po shkonte drejt një barazimi dhe shtese, vjen nga stoli Kolo Muani dhe shënon 5 minuta nga përfundimi i kohës së rregullt.


Një gol që vjen në një moment kur Belgjika ka shumë pak kohë në dispozicion për të reaguar. Dhe ashtu rezultuan si minutat e kohës së rregullt ashtu edhe 3 minutat shtesë, ishte e pamunur për Belgjikën që të evitonte humbjen dhe eliminimin. Tashmë Franca do të presë të mësojë kundërshtarin pas përfundimit të ndeshjes Portugali-Slloveni.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll