Sport

VIDEO / Portugalia djersit shumë, por kalon në çerekfinale!...

Sllovenia eliminohet pas penalltive, në çerekfinale do të jetë Francë-Portugali!

2 Korrik 2024, 00:00 Nga DOSJA
VIDEO / Portugalia djersit shumë, por kalon në çerekfinale!...

GJERMANI - Portugali-Francë do të jetë çerekfinalja tjetër. Luzitanët derdhën djersë përballë Sllovenisë pasi gjithçka u vendos pas ruletës së penalltive sepse si pjesa e pare ashtu dhe e dyta u mbyll në barazim pa gola.

Në fundin e shtetës së pare ylli portugez tashmë në perëndim, Cristiano Ronaldo pati shansin më të mire për ti dhënë skuadrës së tij avantazhin dhe kualifikimin ndoshta me një penallti të fituar që e mori përsipër si për të thyer fatin e keq që nuk kishte shënuar asnjë gol në 4 ndeshjet e këtij europiani...

Por sërish nuk ia doli të mundë portierin slloven Jan Oblak, një moment dëshpërimi, të cilin më pas e rikuperon në penalltitë e fundit, ku arriti më në fund të shënojë dhe t'i kërkojë falje fansave për vuajtjet që i solli. Ndërkohë Sllovenia thuajse ja dhuroi kualifikimin në gjuajtjet e penalltive kundërshtarit të tyre pasi humbën 3 penallti falë edhe pritjeve të portierit portugez.

Ndërkohë, Franca kualifikohet për në çerekfinale, pasi mundi Belgjikën në Dusselrdorf me shifrat 1-0. Pjesa e parë mes dy ekipeve u mbyll me rezultatin e bardhë 0-0 edhe pse të dyja ekipt u përpoqën të zhbllokonin dhe të ndryshonin, por duke patur edhe kujdes, pasi niveli i lojtarëve të të dyja ekipeve nuk fal në gabimin më të vogël.

Dhe kur gjithçka po shkonte drejt një barazimi dhe shtese, vjen nga stoli Kolo Muani, i cili godet dhe i ndihmuar nga Vertogen zhbllokon takimin dhe shënon 5 minuta nga përfundimi i kohës së rregullt.

Një gol që vjen në një moment kur Belgjika kishte shumë pak kohë në dispozicion për të reaguar. Dhe ashtu rezultuan si minutat e kohës së rregullt ashtu edhe 3 minutat shtesë, ishte e pamunur për Belgjikën që të evitonte humbjen dhe eliminimin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll