Aktualitet

I vihet flaka makinës së "Shqiponjave" në afërsi të Komisariatit të Lezhës, shoqërohet një person

Makina ka qenë e parkuar në lagjen Besëlidhja pranë një blloku pallatesh pak metra larg policisë.

1 Korrik 2024, 10:38 Nga r.ll
I vihet flaka makinës së "Shqiponjave" në afërsi
makina

LEZHË- I është vënë flaka automjetit të një efektivi të "Shqiponjave" pranë Komisariatit të Lezhës.

Sipas burimeve në vendngjarje dyshohet se zjarrvënia ishte e qëllimshme. Makina ka qenë e parkuar në lagjen Besëlidhja pranë një blloku pallatesh pak metra larg policisë.

Ndërkohë raportohet se në lidhje me ngjarjen është shoqëruar në polici një person.

digjet makina e policise policia e lezhes

Sondazh

Poll