Ngërçi i këmbës gjatë natës, arsyet pse ndodh dhe si mund ta parandalojmë
6 Dhjetor 2019, 08:49Nga DOSJA
Tkurrjet muskulare në pulpën e këmbës shkaktojnë shumë dhimbje të forta, veçanërisht kur ato shfaqen gjatë natës.
Këto ngërçe zakonisht prekin pjesën e pulpës së këmbës, shputën e këmbës madje edhe tendinat.
Ato janë më të shpeshta pas moshës 40-50 vjeçare.
Deri më tani, shkencëtarët nuk kanë arritur të përcaktojnë një shkaktar të saktë të tkurrjeve muskulare, por teoritë janë të shumta.
Disa shkencëtarë janë të mendimit se stili modern i jetesës është një nga shkaktarët e mundshëm të tkurrjeve të muskujve të këmbës.
Nëse më parë, njerëzit kalonin shumë kohë duke ecur, duke u ulur dhe ngritur në këmbë, tani shtendosjes së tendinave të këmbës i kushtohet më pak kohë.
Ekspertë të tjerë thonë se gjatë gjumit, këmba është në pozicion të njëjtë për disa orë dhe çdo lëvizje e vogël shkakton kontraktim.
Ngërçet e këmbës shfaqen më shumë në verë se në dimër.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, gjatë verës, rritja dhe riparimi i nervave është më intensiv.
Trupi prodhon vitaminë D nga ekspozimi i diellit, dhe trupi përshpejton riparimin e nervave.
Sipas teorive të tjera, gjatë verës njerëzit ushtrohen dhe djersijnë më shumë duke u dehidratuar rregullisht.
Dehidratimi është identifikuar si shkaktar i mundshëm i ngërçeve muskulare.
Këto të fundit shfaqen më shumë në rastet e shtatzanisë, depresionit, artritit dhe tensionit të lartë.
Ekspertët thonë se njerëzit që kryejnë shtendosje të rregullta të gjymtyrëve përpara gjumit pësojnë më pak kontraktime.
Për më tepër, sipas informacioneve nga AgroWeb.org, konsumi i shumë ushqimeve me magnez është i këshillueshëm kundër ngërçeve.
Ushqime të pasura me magnez janë fasulet, arrorët, drithërat e plota dhe barishtet.
Përpos ushqimeve, duhet të siguroheni që të pini shumë ujë gjatë ditës dhe të merrni edhe vitamina B.
E fundit por jo për nga rëndësia, kur ngërçi kaplon këmbën, sigurohuni që ta shtendosni atë sa më shumë shtrirë ose në këmbë.
TIRANË- Ish e dashura e Stresit, Kejsi është një ndër emrat më të për folur në median rozë.Edhe pse të ndarë prej muajsh tashmë, secili prej tyre dërgon ap...
TIRANË- Teksa kemi hyrë tashmë në muajin dhjetor nuk na ndajnë edhe ditë nga festivali i Këngës në RTSH.Ky është edhe edicioni i 58-të i cili do të mbahet ...
TIRANË- Kejvina Kthella është tashmë një prej personazheve më të përfolur në median rozë, për shkak të jetës që ajo bën.Ajo tashmë është bërë pjësë e spekt...
DashiKjo ditë do të jetë mjaft pozitive në sajë të ndikimit të Hënës në shenjën tuaj. Megjithatë do të ketë sërish disa konflikte, lidhur me të cilat duhet të m...
TIRANË- Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca ndryshe nga shumë kolegë të saj nuk ka publikuar kaq shumë foto apo video nga situata tragjike që krijoi tërme...
TIRANË– Moderatorja Luana Vjollca ka postuar në rrjetin e saj social në Instagram foton e saj, e veshur me kostume popullore shqiptare. Krah fotos, moderat...