Art&Argëtim

I gatoi trahana Cristiano Ronaldos në ishullin grek, kush është kuzhinieri shqiptar që i zuri vendin Renato Mekollit (FOTO)

5 Dhjetor 2019, 13:24 Nga DOSJA

TIRANË– Teksa papritur ndodhi edhe largimi i shefit të njohur, Renato Mekolli nga emisioni  ‘Hell’s Kitchen’ duke e lënë gjithçka në mes, vendin e tij tashmë e ka zënë shefi i ri Alsi Sinanaj.

Duke qenë se  Mekolli shkëputi në mes bashkëpunimin me “Top Channel”, zëvendësuesi i tij do të jetë Sinanaj, i cili do të ndjekë nga afër dhe do të jetë në krye të këtij projekti.

Sinanaj është një shef guzhine shqiptar mjaft i suksesshëm i cili ka ardhur nga Athina për të çuar në fund atë që nisi Renato.

Kujtojmë që karriera dhe puna e tij si kuzhinier profesionist është bërë  më e përsorur nga eksperiencat e tij në shtetin grek.

Më herët në median rozë qarkulloi lajmi për Alsin i cili gjatë sezonit veror ku edhe po kalonte pushimet në ishullin e mrekullueshëm grek të Mikonosit, kishte takuar yllin e futbollist, Kristiano Ronaldon e më pas ishte miqësuar me të.

Kuzhinieri shqiptar pubnonte në hotelin ku Ronaldo ishte akomoduar dhe ky ishte shkaku që të dy u njohën dhe u miqësuan  më pas.

 “Nuk e mendoja të ishte aq i thjeshtë ndaj njerëzve që e rrethuan ato ditë në hotelin ku unë shërbej. Ishte i interesuar të dinte më shumë për Shqipërinë, sepse kishte dëgjuar vetëm për futbollin dhe shpesh mendonte se ishte tjetër Shqipëri dhe tjetër Albania. Një ditë, vijon Alsi, i fola për ushqimet tradicionale shqiptare. Kur i përmenda trahananë, më tha se edhe portugezët e përdornin këtë ushqim. Ia gatova një mëngjes, por nuk e njohu. Ishte shumë më ndryshe dhe më kërkoi të mësonte sesi prodhohej. Më shumë përshtypje i bënte çaji i malit që unë e kisha marrë në fshatin tim. E sqarova se cilësia e kësaj bime varet nga mali ku rritet. Atë që më kishte ngelur në dhomën time ia dhashë me vete.”- ka treguar aso kohe Alsi Sinanaj për yllin e Realit të Madridit.

Sinanaj prej kohësh tashmë ka zotëruar guzhinën në hotelet  më luksozë të sihujve në Greqi, prandaj dhe këto eksperienca të gjata në vendin fqinj por jo vetëm, e kanë bërë atë kaq  profesionist, sa të  drejtojë dhe mësojë sot kuzhinierët e së ardhmes.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz alsi sinanaj hells kitchen alsi sinanaj hells kitchen

Sondazh

Poll