Aktualitet

Dëshmitar në ndërtim, i moshuari tregon si u përdorën mbeturinat në llaç: Tepricat e Krujës ngritën pallatin gjashtë k

5 Dhjetor 2019, 20:31 Nga DOSJA
Dëshmitar në ndërtim, i moshuari tregon si u përdorën

TIRANË– Dëshmitari i ndërtimit të pallatit në Thumanë, i cili u shemb nga tërmeti i 26-nëntorit ka rrëfyer se pallati është ndërtuar me mbeturina.

I ftuar në studion e emisionit 360 gradë, Mark Alija tha se krimi ka filluar që në ndërtim. Ai shpjegoi ndër të tjera se si me anë të mbeturinave të Krujës u ndërtua një pallat.

Për mendimin tim, krimi aty ka filluar qysh në ndërtim, ato janë bërë me materiale jashtë përdorimit. Me materiale çfarë tepronin. Llaci vinte nga mbeturinat e Krujës, nga mbeturinat e gëlqeres. Llaci përgatitej me rërën e detit. Çimentoja merrej në Krujë, por cilësia e parë shkonte për bunker jo për banesa. Ata vetëm që i ka mbajtur Zoti në këmbë se do ishin rrëzuar me kohë,”- tha Mark Alija.

Pallati gjashtë katësh është një nga shumë ndërtesat që u shembën pas tragjedisë së 26 nëntorit.  51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Toka vijon të dridhet. Tashmë ka nisur puna për idenftifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet mark alija tragjedia e 26 nentorit 2019 mark alija tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Dhjetor 2019, 19:20

GREQI- Një shqiptar doli përpara gjykatës në Volos të Greqisë, pasi ishte arrestuar për shkak se u kap i dehur teksa drejtonte makinën.51-vjeçar shqiptar...