Aktualitet

EMRAT/ Bonusi i qirasë për të prekurit nga tërmeti, Veliaj publikon listën e përfituesve: Paratë derdhen në llogari që

5 Dhjetor 2019, 20:45 Nga DOSJA
EMRAT/ Bonusi i qirasë për të prekurit nga tërmeti, Veliaj

TIRANË– Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi mbrëmjen e sotme bonusin e qirasë për 554 familjet e para, shtëpitë e të cilave janë dëmtuar apo bërë të pabanueshme për shkak të tërmetit të fortë të 26 nëntorit.

I pranishëm në mbledhje, kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi se do të monitorohet tregu imobilar në mënyrë që të mos ketë abuzime dhe të shmangen spekulantët.

Veliaj shtoi më tej se bonusi i qirasë për familjet do të kalojë në llogaritë bankare të familjeve të prekura nga tërmeti duke filluar që nesër, në mënyrë që të procedohet shpejt më pas edhe me pjesën e merimentimeve të banesave.

 

Lista e përfituesve nga bonusi i qirasë nga Bashkia e Tiranës (Klikoni këtu për të parë listën)

“I kam kërkuar Agjencisë sonë të Mbrojtjes së Konsumatorit edhe me porosi të kryeministrit, që do u kërkojmë edhe agjencive të tjera qendrore që merren me çështje të konkurrencës dhe tregut që të mos kemi spekulantë që sigurisht nuk mungojnë në raste të tilla. Rasti është mjaftueshëm i rëndë, sa shumica jo vetëm që nuk do spekulojnë me çmimet, por do japin edhe një discount (ulje) ose ndihmën e tyre maksimale për të mos e përdorur të gjithë shumën që jep Bashkia mundësisht edhe të kursehet diçka që të plotësohen nevoja të tjera, teksa ne kemi dhënë 100 % të vlerës së tregut.

Të hënën ne do fillojmë dërgimin në llogari që nesër, por ndërkohë që deri të hënën o në llogari bankare ose në postë në varësi të sistemit me të cilat ata tërheqin pagesën, do të jetë aty dhe pasi të mbarojë këtë listim, do të kalojmë në vendimet e tjera që janë po aq të rëndësishme sidomos për ata që ndoshta nuk janë të pastrehë, por që kanë nevojë për meremetimin apo vendimet e tjera që kanë të bëjnë me demolimin e disa ndërtesave,”- tha Veliaj ndër të tjera.

Dy ditë më parë në një tjetër mbledhje të Këshillit Bashkiak të Tiranës, Veliaj miratoi edhe pagesën e plotë e qirasë për një periudhë 1-vjeçare për rreth 1082 familje, banesat e të cilëve janë dëmtuar nga tërmeti.

51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Toka vijon të dridhet. Tashmë ka nisur puna për idenftifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet erion veliaj keshilli bashkiak i tiranes tragjedia e 26 nentorit 2019 erion veliaj keshilli bashkiak i tiranes tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Dhjetor 2019, 19:20

GREQI- Një shqiptar doli përpara gjykatës në Volos të Greqisë, pasi ishte arrestuar për shkak se u kap i dehur teksa drejtonte makinën.51-vjeçar shqiptar...