Aktualitet

Përfshihet nga flakët banesa në lagjen muzeale në Berat, çfarë e shkaktoi zjarrin

Sipas policisë, për shkak të zjarrit ka marrë dëmtime të lehta në dorë shtetasja F.S.

30 Qershor 2024, 15:34 Nga r.ll
Përfshihet nga flakët banesa në lagjen muzeale në Berat,
foto nga banesa

BERAT- Një  banesë në lagjen muzeale “Mangalem” në Berat është përfshirë nga flakët pasditen e sotme, ku shkak është bërë shpërthimi i një bombule gazi. Shërbimet zjarrfikëse mbërritën menjëherë në vendngjarje me mjetet që hynë në rrugicat e ngushta të kësaj lagjeje. 

Ndërhyrja e zjarrfikësve bëri të mundur lokalizimin në kohë të flakëve dhe shuarjen e zjarrit, duke shmangur përhapjen e flakëve drejt banesave të tjera, që në këtë zonë muzeale ndodhen çati më çati me njëra-tjetrën. Sipas policisë, për shkak të zjarrit ka marrë dëmtime të lehta në dorë shtetasja F.S.

"Rreth orës 14:40, në lagjen "Mangalem", në banesën e shtetasit N. S, ka shpërthyer një bombël gazi, ku si pasojë ka marrë dëmtime të lehta në dorë bashkëshortja e tij shtetasja F. S.", thuhet në njoftimin paraprak të policisë.

zjarr ne berat lagjia muzeale mangalem

Sondazh

Poll