Aktualitet

Vëllai i zhdukur prej vitesh, kush është 47-vjeçari që iu vendos lënda plasëse në makinë në Mirditë

Për pasojë ai është dëmtuar dhe po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Mirditës jashtë rrezikut për jetën. Edhe pse nuk ka asnjë precedent penal, bëhet me dije se 47-vjeçari Ledovik Syziu njihej si problematik ne fshatin e tij.

30 Qershor 2024, 11:08 Nga M.B
Vëllai i zhdukur prej vitesh, kush është 47-vjeçari
Foto ilustruese

MIRDITË- Një shpërthim ka ndodhur në makinën e një personi në orët e para të mëngjesit në Mirditë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:05 në fshatin Malaj, në oborrin e banesës së Ledovik Syziu, i cili sapo ka ndezur automjetin, në pjesën e pasme ka ndodhur një shpërthim.

Për pasojë ai është dëmtuar dhe po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Mirditës jashtë rrezikut për jetën. Edhe pse nuk ka asnjë precedent penal, bëhet me dije se 47-vjeçari Ledovik Syziu njihej si problematik ne fshatin e tij.

Për këtë policia po heton nëse ka patur ndonjë konflikt të kohëve të fundit ndërmjet tij dhe ndonjë banori të zonës. Ndërkohë në dëshminë e dhënë pasi ka marrë ndihmën mjeksore, Syziu ka deklaruar se nuk ka asnjë dijeni për autorët apo shkaqet. Gjithashtu mësohet se Ledovik Syziu ka një vëlla të zhdukur që prej vitesh. Dritan Syziut ishte kreu i bandës së Mirditës i dënuar me burgim të përjeshtshëm për vrasjen e efektivit të policisë, Gjon Paçuku më 28 qershor të vitit 2000. Vrasjen Syziu e kreu në bashkëpunim me 5 persona të tjerë. Dritan Syziu rezulton në listën e 50 personave më të kërkuar nga Policia.

mirdite

Sondazh

Poll