Aktualitet

Aksident në aksin Kavajë-Rrogozhinë, furgoni përplaset me motoçikletën, një i lënduar

Mësohet se një furgon me targa të Kosovës është aksidentuar me një motoçikletë.

30 Qershor 2024, 13:45 Nga M.B
Aksident në aksin Kavajë-Rrogozhinë, furgoni përplaset
Foto ilustruese

KAVAJA- Një aksident është regjistruar ditën e sotme në aksin rrugor Kavajë-Rrogozhinë në fshatin Harizaj. Mësohet se një furgon me targa të Kosovës është aksidentuar me një motoçikletë.

Ndërkohë, shoferi i motorçikletës është shoqëruar për në spital. Forcat e policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes teksa do të hetohen shkaqet e aksidentit.

aksident

Sondazh

Poll