Aktualitet

Nga dhuna në familje deri tek vjedhja, arrestohen katër persona në Durrës

Tre prej tyre akuzohen për dhunë ndaj familjarëve, ndërsa një 35-vjeçar arrestohet pasi ka vjedhur vegla pune në një banesë në lagjen nr. 15. 

30 Qershor 2024, 15:25 Nga r.ll
Nga dhuna në familje deri tek vjedhja, arrestohen katër persona
policia e durresit

DURRËS- Katër persona janë arrestuar në Durrës pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Tre prej tyre akuzohen për dhunë ndaj familjarëve, ndërsa një 35-vjeçar arrestohet pasi ka vjedhur vegla pune në një banesë në lagjen nr. 15. 

Policia sekuestroi si provë materiale veglat e punës që ai kishte vjedhur.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Komisariati i Policisë Durrës

* Specialistët për Hetimin e Krimit arrestuan në flagrancë shtetasit:

-E. Sh., 35 vjeç, banues në lagjen nr. 18 Durrës, pasi ka vjedhur vegla pune në një banesë në lagjen nr. 15 Durrës. Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, veglat e punës që ky shtetas kishte vjedhur.

- A. D., 47 vjeç, banues në lagjen nr. 15 Durrës, pasi ka urshtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij.

-I. V., 41 vjeç, banues në Fllakë, Durrës, pasi ka ushtruar dhune fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Stacioni i Policisë Plazh

-Ndaloi shtetasin Th. D., 64 vjeç, banues në lagjen nr. 13 Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij.

Materialet i kaluan Porkurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

policia e durresit

Sondazh

Poll