29 Qershor 2024, 11:44
Nga N.F
Vangjeli
TIRANË- Zëdhënësja për antikorrupsionin në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli ka mbajtur ditën e sotme një deklarata para mediave. Vangjeli gjatë fjalës së saj ka paraqitur dokumente dhe foto që dëshmojnë se si korrupsioni transnacional ka patur si qëllim asgjësimin e PD dhe mënjanimin me çdo kusht të Sali Berishës.
Ajo më tej tha se Bladel kishte mbajtur të njëjtin post në FBI si McGonigal dhe pas largimit nga detyra e lartë shtetërore u emërua Drejtues Ekzekutiv “Ernst & Young Global Limited”. Sipas saj në dokumentin e Jurisë së Gjykatës së Neë Yorkut, të Shtatorit 2022, në pikën d, kërkohej nga Prokuroria amerikane “që të marrë informacion për z.Louis Bladel dhe “Ernst & Young Global Limited”.
Vangjeli më tej shtoi se pas dënimit të McGonigal, Edi Rama u ndje edhe më i motivuar për të vijuar bashkëpunimin me miqtë e ish shefit të zbulimit. Ajo tha se në Shkurt 2024, Ergys Verdho asokohe administrator i KESH, njoftoi shpalljen fitues të Ernst & Young Albania shpk për shërbimin e këshillimit financiar për financimin e projektit ndërtimi i HEC Skavica, fondi 450 000 euro, kohëzgjatja 6 muaj.
Deklarata e plotë e Vangjelit:
Në vitin 2018 Edi Rama ka përdorur 2 VKM të sigluara “Sekret”, njëra prej të cilave me nr.308, e datës 23 maj, “Për autorizimin e Ministrisë së Brendshme dhe MFE për lidhjen e kontratës me kompaninë “ERNST & YOUNG” për të ofruar konsulencë në zbatim të planit të veprimit “Për luftën kundër krimit ekonomiko-financiar dhe korrupsionit “në gjurmët e parasë” në vlerën 375 mijë euro.
Megjithëse KLSh në raportin auditues të vitit 2018 lidhur me zbatimin e buxhetit të shtetit ka gjetur shkelje për përdorimin e fondeve rezervë, mangësi në dokumentacion, mungesë relacionesh shpjeguese, dhe preventiva të shërbimeve në kundërshtim me ligjin organik të buxhetit dhe udhëzimit standard të zbatimit të tij, “ERNST & YOUNG” në 07 maj 2019 përfiton pagesën prej 375 mijë euro nga MF për shërbimin e konsulencës. Gjatë ceremonisë të mbajtur në KM në Maj 2018 për nënshkrimin e kësaj kontrate, përfaqësuesi i Ernst & Young z. Louis Bladel tha:
“Unë jam Louis Bladel dhe jam përfaqësues i Ernst & Young në SHBA. Përpara se të isha këtu, kam patur pozicione drejtuese në FBI. U bashkova me Ernst & Young me dëshirën time për t’u marrë me vendet dhe korporatat në luftën kundër korrupsionit si një çështje mjaft e ndjeshme. Në Ernst & Young unë punoj në shërbimet kundër mashtrimit. Kur u kontaktuam nga z Rama sollëm një ekip të përbashkët nga Gjermania për të punuar me shqiptarët në këtë Task-Forcë në luftën kundër korrupsionit”…
Sjellim në vemendjen tuaj, se emri i Louis Bladel, doli në akt-akuzën amerikane ndaj ish shefit të zbulimit të FBI-së New York, Charles McGonigal, i cili pranoi fajësinë se hetoi në kundershtim me ligjin e një partie shqiptare që nuk ishte e kryeministrit Rama. Bladel kishte mbajtur të njëjtin post në FBI si McGonigal dhe pas largimit nga detyra e lartë shtetërore u emërua Drejtues Ekzekutiv “Ernst & Young Global Limited”. Në dokumentin e Jurisë së Gjykatës së Neë Yorkut, të Shtatorit 2022, në pikën d, kërkohej nga Prokuroria amerikane “që të marrë informacion për z.Louis Bladel dhe “Ernst & Young Global Limited”.
Pas dënimit të McGonigal, Edi Rama u ndje edhe më i motivuar për të vijuar bashkëpunimin me miqtë e ish shefit të zbulimit. Kështu, në Shkurt 2024, Ergys Verdho asokohe administrator i KESH, njofton shpalljen fitues të Ernst & Young Albania shpk për shërbimin e këshillimit financiar për financimin e projektit ndërtimi i HEC Skavica, fondi 450 000 euro, kohëzgjatja 6 muaj.
Ernst & Young Albania shpk me origjinë të kapitalit 99% kompaninë qipriote Ernst & Young Southeast Europe Public Limited dhe 1% kompaninë serbe Ernst & Young Beograd.
Por, kjo kompani është pjesë e rrjetit global të Ernst & Young Global Limited, kompania kontraktore e konsulencës sipas VKM nr.308, datë 23 maj 2018. Edi Rama nuk ka harruar planin e punës së diskutuar në darkën sekrete me Charles McGonigal, Agron Nezën dhe Louis Bladel në Uashington DC më 4 Mars (konfirmuar nga eksperti kanadez Stephen Mclntyre). Vetëm pak javë më vonë, Bladel erdhi në Shqipëri për të nënshkruar kontratën e bashkëpunimit me qeverinë shqiptare. Këto janë prova të reja për marifete të vjetra, dhe dëshmojnë se si korrupsioni transnacional ka patur si qëllim asgjësimin e Partisë Demokratike dhe mënjanimin me çdo kusht të liderit historik të saj, Prof. Dr. Sali Berisha. Fakti se kryetari i PD është në arrest politik pa asnjë provë dhe fakt prej 180 ditësh është shembull ekselent i kësaj.
genta vangjeli pd berisha
whatsapp image 2024 06 29 at 112710
whatsapp image 2024 06 29 at 112710 1
whatsapp image 2024 06 29 at 112709
whatsapp image 2024 06 29 at 112709 2
whatsapp image 2024 06 29 at 112709 1
whatsapp image 2024 06 29 at 112708
whatsapp image 2024 06 29 at 112708 1
whatsapp image 2024 06 29 at 112707
whatsapp image 2024 06 29 at 112707 1
whatsapp image 2024 06 29 at 112706
whatsapp image 2024 06 29 at 112706 1
Politike
29 Qershor 2024, 10:19
N.F
Ina Zhupa
TIRANË- Deputetja e PD-së Ina Zhupa ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë para mediave. Gjatë fjalës së ...
Politike
28 Qershor 2024, 22:29
I.A
SPAK
TIRANË- Përfitimi i rreth 14 mijë m2 tokë në Himarë në vitin 2015 nga familja e kryetarit aktual të Bashkis&eu...
Politike
28 Qershor 2024, 21:52
E. D
Kyriakos Mitsotakis
GREQI-Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka folur për çështjen e Fredi Belerit, i cili edhe pse ës...
Politike
28 Qershor 2024, 20:50
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, premtoi se në vitin e parë që demokratët do vijnë n&e...
Politike
28 Qershor 2024, 20:43
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka kundërshtuar shifrat e publikuara nga INSTAT mbi censusin e popullsisë në Shqip...
Politike
28 Qershor 2024, 20:41
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka theksuar se ditën e sotme me publikimin e të dhënave të ...
Politike
28 Qershor 2024, 19:44
I.A
TIRANË- Komisioni hetimor “Për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS do të zhvillojë mbledhje më datë 2 k...
Politike
28 Qershor 2024, 19:29
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka theksuar se fakti që narkoshteti u konfirmua është ...
Politike
28 Qershor 2024, 18:50
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka theksuar se misioni i demokratëve shpëton Shqipërinë. Gj...
Politike
28 Qershor 2024, 17:02
I.A
Alfredo Mantovano
ITALI- Nënsekretari italian i Shtetit për Presidencën e Këshillit, Alfredo Mantovano, përmbylli vizitën n&e...