Aktualitet

Publikohen rezultatet e provimit për lëndët me zgjedhje në Maturën Shtetërore, ja ku mund të shihen notat

Bëhet me dije se të gjithë maturantët mund t’i shohin notat e tyre në faqen zyrtare të Qendrës së Shërbimeve Arsimore.

30 Qershor 2024, 09:28 Nga M.B
Publikohen rezultatet e provimit për lëndët me zgjedhje në
Maturantët

TIRANA- Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se janë publikuar rezultatet e Maturës Shtetërore për lëndët me zgjedhje, përkatësisht provimi i katërt dhe i fundit. Bëhet me dije se të gjithë maturantët mund t’i shohin notat e tyre në faqen zyrtare të Qendrës së Shërbimeve Arsimore. (Kliko LINKUN)

Provimin me zgjedhje e kanë kryer në total 26 537 maturantë ku 630 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke mbetur, ndërsa 306 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00, duke rezultuar ekselentë.

Kalueshmëria për këtë provim është 97.63% ndërsa nota mesatare është 7.51.

provimet e matures

Sondazh

Poll