Sport

Mbappé ka zgjedhur numrin 9 te Reali, do të presi për numrin 10... të Luka Modricit

Francezi do të kërkojë numrin 9, duke pritur kështu që numri 10 të lirohet në të ardhmen

29 Qershor 2024, 16:15 Nga DOSJA
Mbappé ka zgjedhur numrin 9 te Reali, do të presi për numrin

SPANJE - Respekti mes kampionëve të mëdhenj: Kylian Mbappé, i zënë me Francën e tij në Kampionatin Evropian të Gjermanisë, por i zyrtarizuar si nënshkrimi i ri i Real Madridit, nuk do t'i kërkojë Luka Modric fanelën me numrin 10.

Pas lajmit, se ish-fituesi kroat i “Topit të Artë” do të qëndrojë te Los Blancos, me një zgjatje të kontratës edhe për një sezon, sulmuesi francez e gjen veten që të përballet me faktin se numri i tij i preferuar në Paris, tashmë është i pushtuar, nga një prej drejtuesit e ekipit në dekadën e fundit.

Sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, Mbappe ka vendosur kështu të kërkojë numrin 9, duke pritur kështu që numri 10 të lirohet në të ardhmen, pak si Cristiano Ronaldo në kohën e tij, i cili mbërriti në Spanjë për të gjetur numrin 7 tashmë të zënë nga mjeshtri i tij legjendar Raul.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kylian Mbappé (@k.mbappe)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll