Sport

Pasi vuajti stolin për 6 muaj, Asani më në fund shkëputet nga Koreja e Jugut!

Las Palmas është klubi që ka shfaqur interes për anësorin, që synon që të tregojë vlerat e tij në elitën  e futbollit spanjoll.

29 Qershor 2024, 15:57 Nga DOSJA
Pasi vuajti stolin për 6 muaj, Asani më në fund shkëputet

SPANJE - Ka disa javë që në mediat e huaja dhe ato vendase flitet se sulmuesi i kombëtares shqiptare Jasir Asani do të largohet nga Korea e Jugut për të vazhduar karrierën e tij në Spanjë.

Las Palmas është klubi që ka shfaqur interes për anësorin, që synon që të tregojë vlerat e tij në elitën  e futbollit spanjoll.

Orët e fundit qarkullojnë lajme se është arritur marrëveshja mes klubeve dhe se zyrtarizimi i transferimit është vetëm çështje kohe.

Sikur të mos mjaftonte kjo, vetë Asani ka postuar një foto në rrjetet sociale, ku duket një flamur spanjoll dhe një matës kohe. Sulmuesi është gati për një aventurë të re në LaLiga.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll