Sport

Federata Belge i kërkon falje Francës, për videon fyese ndaj Mbappe…

Një video e publikuar nga “Djajtë e Kuq” në rrjetet sociale ngjalli polemika për shkak të fjalëve armiqësore ndaj Kylian Mbappé, para ndeshjes për 1/16-tës të Euros, që do të zhvillohet të hënën mes Belgjikës dhe Francës. Federata Belge kërkoi menjëherë falje.

29 Qershor 2024, 15:40 Nga DOSJA
Federata Belge i kërkon falje Francës, për videon fyese ndaj
Amadou Onana është në qendër të një polemike

BELGJIKE - “Kush do ta trajtojë Mbappen në këmbë… Amadou Onana!” Këto fjalë, nga një këngë e iniciuar nga humoristi belg Pablo Andres dhe e publikuar në rrjetet sociale të “Djajve të Kuq”, u bënë shumë të diskutueshme.

Përballë vorbullës, Federata Belge kërkoi falje, duke shpjeguar në një deklaratë për shtyp se kishte “punuar prej disa vitesh me Pablo Andres” dhe se “videot e tij kanë qenë gjithmonë humoristike”.

“Ajo e publikuar në rrjetet tona ishte edhe humoristike. Nuk u kuptua mirë dhe ne vendosëm ta fshijmë videon. Kërkojmë falje nëse dikush mund të jetë ofenduar”,-përfundoi ajo.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll