Aktualitet

Në kërkim në kuadër të operacionit të SPAK, dalin pamjet nga arrestimi i Astrit Avdyli në banesën e tij në Shijak, operacioni u zhvillua në masa të larta sigurise

Në lidhje me ngjarjen ka ardhur edhe reagimi i policisë ndërsa kanë ndarë pamje nga momenti i arrestimit te Avdylit. Policia bën me dije se operacioni u zhvillua në masa të larta sigurise, bazuar në inteligjencën policore për vendodhjen e të shumëkërkuarit i cili ka rrezikshmëri të lartë shoqërore. Mësohet se në momentin e ndërhyrjes së forcave policore, 50 vjeçarit ju gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

29 Qershor 2024, 14:06 Nga N.F
Në kërkim në kuadër të operacionit të SPAK, dalin
Arrestimi

SHIJAK- Ditën e sotme është vënë në pranga koka e grupit të Shijakut, Astrit Avdyli. Arrestimi i tij ka ndodhur në ambientet e shtëpisë së tij në Shijak. Avdyli ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të SPAK, "Revazhi" ku u lëshuan 50 urdhër arreste. Gjithashtu Avdyli së bashku me Arben Ndokën dhe Vis martinajn donin te vrisnin Durim Bamin.

Në lidhje me ngjarjen ka ardhur edhe reagimi i policisë ndërsa kanë ndarë pamje nga momenti i arrestimit te Avdylit. Policia bën me dije se operacioni u zhvillua në masa të larta sigurise, bazuar në inteligjencën policore për vendodhjen e të shumëkërkuarit i cili ka rrezikshmëri të lartë shoqërore. Mësohet se në momentin e ndërhyrjes së forcave policore, 50 vjeçarit ju gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

 

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit/ Vijon operacioni policor i koduar “Revanshi”. Operacioni nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH me mbështetjen e Forcave Speciale Renea. Operacioni në masa të larta sigurise, bazuar në inteligjencën policore për vendodhjen e një të shumëkërkuari me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Kapet dhe vihet në pranga shtetasi A.A, 50 vjeç, banues në Shijak, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Revanshi”. Në momentin e ndërhyrjes së forcave policore, 50 vjeçarit ju gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Në vijim të veprimeve, Specialistët e Sektorit për Hetimin e Grupeve Kriminale në Departamentin e Policisë Krimianale, bënë të mundur ekzekutimin e vendimit të Gjykatës, e cila ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”. Operacioni "Revanshi" vijon.

Si u zbulua grupi i Shijakut

Më 21 tetor 2018, Policia zhvilloi një operacion të koduar si “Volvo 4”, ku u arrestuan edhe dy ish-deputetët Arben Cuko dhe Ndoka.  Gjithçka u zbulua nga hetimet e prokurorisë për vëllain e Arben Ndokës, Gjevi Ndoka, si i lidhur me Avdylajt e Shijakut, të cilët akuzohen për trafik droge dhe porositës të heroinës së laboratorit të Hasit. Ndërsa Arben Çuko u vendos në pranga krejt rastësisht, teksa në hetim dhe përgjim ishin pjesëtarët e një grupit të Shijakut. Në këto përgjime u ndanë dhe u krijua një tjetër dosje, në të cilën vëllezërit Avdylaj komunikonin me kryetarin e bashkisë Durrës, Vangjush Dako, dhe të tjerë zyrtarë të PS, ku diskutohej për rezultatin e PS në Durrës përgjatë vitit 2017. Përgjimet u botuan pranverën e këtij viti nga gazeta gjermane BILD. Ato shkaktuan një “tërmet” politik në Shqipëri që solli ‘djegien’ e Vangjush Dakos nga SHBA. 

astrit avdyli arrestim spak

Sondazh

Poll