Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin Fier-Patos/ Njëra prej makinave kthehet përmbys, përfundojnë në spital disa persona

Si pasojë e aksidentit disa persona kanë mbetur të lënduar dhe janë shoqëruar për në spitalin rajonal të Fierit.

29 Qershor 2024, 13:43 Nga E. D
Aksident i rëndë në aksin Fier-Patos/ Njëra prej makinave
pamje nga vendngjarja

FIER- Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier–Patos, në afërsi të fshatit Grizë. Bëhet me dije se në aksident janë përfshirë dy makina, njëra prej të cilave është përmbysur në rrugë.

Si pasojë e aksidentit disa persona kanë mbetur të lënduar dhe janë shoqëruar për në spitalin rajonal të Fierit. Gjithashtu në vendngjarje ka mbërritur policia për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti dhe normalizimin e trafikut, pasi janë krijuar radhë të gjata automjetesh.

aksident ne fier te plagosur

Sondazh

Poll