Art&Argëtim

VIDEO/ Dua Lipa "ngre në këmbë" festivalin Glastonbury, shfaqet më energjike se kurrë

Lipa nisi performancën me një seri prej pesë këngësh: Training Season, One Kiss, Illusion, Break My Heart dhe Levitating.

29 Qershor 2024, 09:25 Nga S.B
VIDEO/ Dua Lipa "ngre në këmbë" festivalin Glastonbury,
Dua Lipa

ANGLI- Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa hyri në festivalin Glastonbury me një performancë ambicioze dhe dinamike nga fillimi në fund. Lipa nisi performancën me një seri prej pesë këngësh: Training Season, One Kiss, Illusion, Break My Heart dhe Levitating.

Ajo këndoi 15 hitet më të mira, duke përfshirë Don't Start Now, Physical dhe New Rules. Në skenë, ajo foli vazhdimisht për mënyrën se si e kishte manifestuar pikërisht këtë moment, pasi kishte ëndërruar të ishte pjesë e Glastonbury para se të regjistronte albumin e saj të parë.

VIDEO/ Dua Lipa "ngre në këmbë" festivalin Glastonbury,
Dua Lipa

“E kam shkruar këtë moment dhe e kam uruar, e kam ëndërruar dhe kam punuar kaq shumë”, i tha ajo turmës.

Përpara shfaqjes, Lipa tha se qëllimi i saj ishte të kthente Glastonbury "në një klub nate" dhe ajo e mbajti fjalën.

dua lipa festivali i glastonbury

Sondazh

Poll