Art&Argëtim

"Do të doja një darkë me Jeffrey Dahmer"/ Lumë kritikash ndaj Ariana Grandes, flet nëna e viktimës së vrasësit serial: Ajo qenka e sëmurë...

Ndaj këngëtares u shtrua pyetja se me cilin person të gjallë ose të vdekur, do të dëshironte të dilte në një darkë.

29 Qershor 2024, 09:08 Nga S.B
"Do të doja një darkë me Jeffrey Dahmer"/ Lumë
Ariana Grande

SHBA- Këngëtarja Ariana Grande po përballet me kritika të ashpra lidhur me një deklaratë të fundit që ka bërë. Në fillim të këtij muaji, Grande u shfaq në podkastin "Podcrushed" të Penn Badgley, ku zbuloi se ishte "e apasionuar pas vrasësve serialë" gjatë rinisë së saj.

Ndaj këngëtares u shtrua pyetja se me cilin person të gjallë ose të vdekur, do të dëshironte të dilte në një darkë. Dhe emri i vrasësit serial që ajo përmendi, shokoi opinionin publik.

“Dua të them, Jeffrey Dahmer është goxha magjepsës. Unë mendoj se do të kisha dashur ta kisha takuar. E di, ndoshta me një palë të tretë ose dikë të përfshirë. Por unë kam pyetje," tha ajo.

Nëna e një prej viktimave të Dahmer tha se këngëtarja duhet të jetë "e sëmurë psikologjikisht" për të dëshiruar takim me vrasësin serial.

 

"Do të doja një darkë me Jeffrey Dahmer"/ Lumë
Jeffrey Dahmer

 

“Më duket sikur është e sëmurë. Nuk është e bukur apo qesharake të thuash se do të kishe dashur të darkoje me të.” tha Shirley Hughes, nëna e Anthony "Tony" Hughes.

Toni, i cili ishte i shurdhër dhe nuk fliste, u bë një nga 17 viktimat e Dahmer-it pasi e takoi atë në një bar homoseksualësh në vitin 1991. Ai ishte 31 vjeç kur u drogua dhe u vra në shtëpinë e Dahmer.

ariana grande jeffrey dahmer

Sondazh

Poll