Art&Argëtim

FOTOT/ Halsey shkëlqen në tapetin e kuq, bën daljen e parë publike pas diagnostifikimit me lupus

Seti prej dy pjesësh, i cili përfshinte një fund të gjatë dhe një top, vuri në pah format perfekte këngëtares.

26 Qershor 2024, 15:57 Nga S.B
FOTOT/ Halsey shkëlqen në tapetin e kuq, bën daljen e parë
Halsey

SHBA- Këngëtarja e njohur Halsey, shkëlqeu në premierën e filmit të saj të ri, "MaXXXine", teksa eci në tapetin e kuq me një veshje ngjyrë ari nga Bronx dhe Banco. Seti prej dy pjesësh, i cili përfshinte një fund të gjatë dhe një top, vuri në pah format perfekte këngëtares.

E grimuar në full glam dhe flokë kaçurrela voluminoze, Halsey i shtoi pak shkëlqim veshjes së saj me bizhuteri nga Effy, Bondeye, Toni + Chloe Goutal dhe Nickho Rey. Ngjarja shënoi daljen e parë publike të këngëtares që kur zbuloi se ishte diagnostikuar me lupus dhe çrregullim të rrallë limfoproliferativ të qelizave T në vitin 2022.

FOTOT/ Halsey shkëlqen në tapetin e kuq, bën daljen e parë
Halsey

“Unë jam me fat që jam gjallë,” shkroi Halsey në një seri fotosh dhe videosh, të cilat e shfaqnin atë në studio dhe duke marrë trajtim mjekësor.

Ajo më vonë i sqaroi gjërat në një postim vijues, duke vënë në dukje diagnozën e saj aktuale. Ajo pranoi se kishte lupus, por theksin e vuri tek dëshira e madhe për t’iu kthyer skenës.

FOTOT/ Halsey shkëlqen në tapetin e kuq, bën daljen e parë
Halsey

Filmi pritet të dalë në kinema më 5 korrik.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by halsey (@iamhalsey)

halsey

Sondazh

Poll