Aktualitet

Sekuestrohen 163 mijë litra naftë kontrabandë në Itali, ngarkesa vinte nga Shqipëria

5 Dhjetor 2019, 20:16 Nga DOSJA
Sekuestrohen 163 mijë litra naftë kontrabandë në Itali,

ITALI- Policia italiane ka bllokuar 163,000 litra naftë kontrabandë në portin e Ravennas në Itali, e cila vinte nga Shqipëria.

Operacioni u zhvillua sot nga Guarda di Finanza, ndërsa punonjësit e portit kanë kontrolluar pesë cisterna me naftë, të ardhura nga Shqipëria për tregun italian.

Sasia e naftës, 163 mijë litra ishte futur në territorin italian pa TVSH, përmes përdorimit të dokumenteve fiskale të cilat, në një ekzaminim të plotë rezultuan të rreme.

Pesë cisternat e naftës, iu nënshtruan konfiskimit dhe përfaqësuesit ligjorë të tre kompanive importuese u vunë nën hetim nga Prokuroria Publike në Ravenna.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bllokohen cisternat me nafte cisterna me nafte itali bllokohen cisternat me nafte cisterna me nafte itali

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Dhjetor 2019, 19:20

GREQI- Një shqiptar doli përpara gjykatës në Volos të Greqisë, pasi ishte arrestuar për shkak se u kap i dehur teksa drejtonte makinën.51-vjeçar shqiptar...