Aktualitet

Aksident i rëndë në Shkodër/ Kamioni përplas ’Benzin’, një i vdekur, 3 të plagosur (Foto)

5 Dhjetor 2019, 17:41 Nga DOSJA
Aksident i rëndë në Shkodër/ Kamioni përplas

SHKODËR- Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Shkodër-Koplik, në afërsi të fshatit Shtoj i Vjetër. Një automjet tip “Benz” është përplasur me një kamion, duke shkaktuar 3 persona të plagosur dhe një të vdekur.

Mësohet se të plagosurit janë: Sylë Palnikaj dhe bashkëshortja e tij, Katrinë Palnikaj dhe Petrit Leka 21 vjeç, ndërsa nëna e tij Marije Leka ndërroi jetë në spital pak pas aksidentit të rënde. Ndërkohë, 3 të plagosurit ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër për të marrë mjekimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

 

 

Njoftimi i Policisë së Shkodrës:

Më datë 05.12.2019, ora 17:50, në aksin rrugor Shkodër-Koplik në vendin e quajtur fshati Shtoj Vjetër, janë përplasur, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin S. P. 63 vjeç, dhe pasagjere K. P. 56 vjeçe, banues në L. 3 Heronjtë, me mjetin tip “Kamion” me drejtues shtetasin me P. L. 21 vjeç, dhe pasagjere M. L. 63 vjeçe, banues në L. Guerrile, Shkodër

Për pasojë janë demtuar të 4 shtetasit dhe ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër.

Po kryhen veprimet me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(a.m/ dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne aksin shkoder-koplik aksident rrugor katrine palnikaj marije leka petrit leka plagosen 4 persna syle palnikaj aksident ne aksin shkoder-koplik aksident rrugor katrine palnikaj marije leka petrit leka plagosen 4 persna syle palnikaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Dhjetor 2019, 16:34

TIRANË- Specialistët në Shqipëri mendojnë se pasojat e rënda pas tërmetit të 26 Nëntorit në një pjesë të konsiderueshme të territorit, kanë si shkak përve&...