Sport

Kapiteni Van Dijk, i prerë: “Nëse nuk përmirësohemi, nuk kemi pse rrimë këtu”

Kapiteni i skuadrës holandeze shprehet se "Portokallinjtë" e kishin mbivlerësuar veten.

28 Qershor 2024, 20:36 Nga DOSJA
Kapiteni Van Dijk, i prerë: “Nëse nuk përmirësohemi,

GJERMANI - Holanda u kritikua shumë pas humbjes ndaj Austrisë (2-3), e cila e zbriti në vendin e tretë në grupin D. Gjithsesi, “portokallinjtë” kaluan në fazën e 16-të të Euro 2024, ku do të përballet me Rumaninë.

Këtë të premte, në një konferencë për shtyp, kapiteni holandez, Virgil Van Dijk, ka analizuar paraqitjen e tyre ndaj austriakëve: “I kuptoj plotësisht kritikat. Unë nuk jam budalla, por gjithashtu e di që mund të bëj më mirë dhe se duhet të jem më mirë, ndaj dhe për këtë jam duke punuar.

Nuk luajta ndeshjen time më të mirë kundër Austrisë. Kjo më prek mua, por gjithashtu besoj se gjërat në përgjithësi mund dhe duhet të shkojnë më mirë. Skuadra, në tërësi, nuk funksionoi, por unë shikoj veten time së pari. Mund të kisha kontribuar shumë më tepër.”

“Ndoshta e kemi mbivlerësuar veten. Kishte shumë për të thënë dhe analizuar. Ndaj Austrisë gjërat shkuan krejtësisht keq. Ishte një lojë shumë e keqe. Kemi folur për shumë gjëra dhe tani duhet t'i vërtetojmë”,- ka vazhduar lojtari i Liverpool-it.

Mbrojtësi u shpreh gjithashtu se do të duhet të ketë një përmirësim në paraqitjen e skuadrës holandeze në fazën tjetër të kompeticionit: “Ishte një habi e madhe, por nëse vazhdojmë në të njëjtën mënyrë, nuk do të kemi asgjë për të bërë këtu. Kjo duhet të ndryshojë shpejt, përndryshe ne do të shkojmë në shtëpi duke menduar për atë që mund të kishte qenë. Kjo nuk është ajo që duam.”

Për kundërshtarin e radhës, Rumaninë, Van Dijk shprehet se Holanda do të jetë gati: “Jemi të përulur dhe nuk po shohim për ndeshjen e radhës (në çerekfinale). Të mos nënvlerësojmë askënd, të martën duhet të jemi plotësisht të fokusuar në punën që kemi përpara.”

Ndeshja kundër Rumanisë, në kuadër të fazës së 16-të të Euro 2024, do të zhvillohet të martën e ardhshme, në orën 18:00, në Allianz Arena, në Mynih.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll