Sport

Copa America/ Scaloni pezullohet, Aimar do të drejtojë Argjentinën kundër Perusë...

Albiceleste do të përballet me Perunë në dielën (02:00), në raundin e tretë të grupit A të Copa America

28 Qershor 2024, 19:44 Nga DOSJA

SHBA - Lionel Scaloni u pezullua nga CONMEBOL dhe nuk do të jetë në stol në ndeshjen e së dielës (02:00) kundër Perusë, në raundin e tretë të grupit A të Copa América.

Përveç pezullimit për një ndeshje, trajneri argjentinas do të duhet të paguajë edhe një gjobë prej afro 15 mijë eurosh. Arsyeja e sanksionit lidhet me vonesën e Albiceleste në kthimin nga dhomat e zhveshjes për pjesën e dytë kundër Kilit.

Copa America/ Scaloni pezullohet, Aimar do të drejtojë

Sipas TyC Sports, skuadra e Argjentinës në këtë ndeshje do të drejtohet nga Pablo Aimar, një nga ndihmësit e Scalonit, me ndihmën e Walter Samuel dhe Roberto Ayala.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll