Aktualitet

Iu gjetën sasi kokaine dhe kanabisi në dhomën e hotelit, arrestohen katër persona në Tiranë

Mësohet se është arrestuar 38-vjeçari A.K për dhunë në familje.

28 Qershor 2024, 09:50 Nga S.B
Iu gjetën sasi kokaine dhe kanabisi në dhomën e hotelit,
foto ilustruese

TIRANË- Arrestohen katër persona dhe procedohen dy të tjerë në Tiranë. Mësohet se është arrestuar 38-vjeçari A.K për dhunë në familje.

Ndërkohë janë arrestuar tre persona të tjerë të moshave 18, 26 dhe 28 vjeç pasi në dhomën e hotelit ku po qëndronin i janë gjetur dhe sekuestruar sasi kokaine dhe kanabisi.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Arrestohen 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit:

- A. K., 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Dhuna në familje";

- O. Gj., 18 vjeç, D. K., 26 vjeç dhe Xh. K., 28 vjeç, të tre banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit në një dhomë hoteli ku ishin akomoduar, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, doza lëndësh të dyshuar narkotike kokainë dhe cannabis. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi Xh. K. kishte thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi".

Materialet i kaluan Prokurorisë.

tirane droge dhune

Sondazh

Poll