Bota

Kurti takohet me profesorin amerikan: Serwer, një diplomat dhe një mik edhe më i madh i Kosovës!

Kryeministri i Kosovës shtoi se është mirënjohës për analizën e prerë dhe këshillat e mençura të Serwer për çështjet më të rëndësishme me të cilat përballet Republika e Kosovës.

27 Qershor 2024, 22:18 Nga N.F
Kurti takohet me profesorin amerikan: Serwer, një diplomat dhe një mik
Serwer dhe Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur ditën e sotme në zyrën e tij analistin dhe profesorin amerikan, Daniel Serwer. Kurti përmes një postimi në platformën “X” tha se e konsideron si Serwer si një diplomat dhe mik të madh të Kosovës. Kryeministri i Kosovës shtoi se është mirënjohës për analizën e prerë dhe këshillat e mençura të Serwer për çështjet më të rëndësishme me të cilat përballet Republika e Kosovës.


“Një kënaqësi për t’u rilidhur me Profesorin Daniel Serwer, një diplomat i madh dhe një mik edhe më i madh i Kosovës. Ky ishte takimi i fundit nga takimet e shumta që kemi pasur gjatë më shumë se dy dekadave, por ishte hera e parë që pata privilegjin ta mirëpres në Zyrën e Kryeministrit. Si gjithmonë, jam mirënjohës për analizën e tij të prerë dhe këshillat e tij të mençura për çështjet më të rëndësishme me të cilat përballet Republika jonë dhe qytetarët e saj, dhe rajoni në tërësi”, ka shkruar Kurti.


Serwer po qëndron në Prishtinë ku mori pjesë në diskutimin me temën “E ardhmja e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë: Mundësitë për dinamika të reja dhe ndikimi i zgjedhjeve në BE dhe SHBA”.

kosove serwer kurti

Sondazh

Poll