Bota

Për herë të parë që pas nisjes së sulmeve, 21 pacientë me kancer janë transferuar nga rripi i Gazas në Egjipt

Sipas OKB-së, 500 kamionë duhet të hyjnë çdo ditë për të përmbushur nevojat e mëdha të njerëzve të Rripit të Gazës. Në më shumë se tetë muaj luftë midis Izraelit dhe Hamasit , të paktën 37,765 njerëz, kryesisht civilë, janë vrarë në Rripin e Gazës, sipas shifrave të fundit nga ministria e shëndetësisë e qeverisë së Hamasit.

27 Qershor 2024, 22:07 Nga N.F
Për herë të parë që pas nisjes së sulmeve, 21
Foto ilustruese

GAZA- Njëzet e një pacientë me kancer u transferuan sot nga Rripi i Gazës në Egjipt përmes vendkalimit izraelit Kerem Shalom. Lajmin e konfirmoi  një burim mjekësor nga spitali al-Aris në Sinai egjiptian. 

"Ky është transporti i parë  i pacientëve jashtë enklavës palestineze," tha burimi, i cili kërkoi të mos përmendet emri, pasi kalimi kufitar Rafah midis Rripit të Gazës dhe Egjiptit u mbyll në fillim të majit pasi Izraeli vendosi kontrollin e tij mbi palestinezët.


Që atëherë, Egjipti dhe Izraeli kanë fajësuar njëri-tjetrin për mbylljen e Rafahut, me autoritetet egjiptiane që refuzuan të menaxhojnë kalimin në koordinim me palën izraelite, duke preferuar të punojnë me autoritetet ndërkombëtare dhe palestineze.

Ndihma ndërkombëtare ka hyrë në sasi të pamjaftueshme përmes vendkalimit Kerem Shalom, që ndodhet afër Rafahut , i cili është bërë kalimi i vetëm për ndihma për të hyrë në territorin e rrethuar palestinez, banorët e të cilit janë në rrezik nga uria.

Sipas OKB-së, 500 kamionë duhet të hyjnë çdo ditë për të përmbushur nevojat e mëdha të njerëzve të Rripit të Gazës. Në më shumë se tetë muaj luftë midis Izraelit dhe Hamasit , të paktën 37,765 njerëz, kryesisht civilë, janë vrarë në Rripin e Gazës, sipas shifrave të fundit nga ministria e shëndetësisë e qeverisë së Hamasit.


Lufta filloi më 7 tetor, me një sulm nga militantët e Hamasit në Izraelin jugor që vrau 1,195 njerëz, kryesisht civilë, sipas një raporti të AFP-së bazuar në shifrat zyrtare izraelite. Nga 251 personat e rrëmbyer gjatë sulmit, 116 mbahen ende peng në Gaza, nga të cilët 42 besohet të jenë të vdekur , sipas ushtrisë.

 

gaza egjipt paciente me kancer

Sondazh

Poll