Bota

Kamerat e gjetura nga policia në Veri, Sveçla: Spiunazhin e Serbisë do ta luftojmë me çdo kusht!

Sveçla përmes një postimi në Facebook tha se spiunazhit të Serbisë në Republikën e Kosovës do t’i luftojnë me çdo kusht.

27 Qershor 2024, 20:06 Nga N.F
Kamerat e gjetura nga policia në Veri, Sveçla: Spiunazhin e
Xhelal Sveçla


KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla ka publikuar pamjet nga gjetja e kamerave të kamufluara në kondicionerë në veri të vendit. Sveçla përmes një postimi në Facebook tha se spiunazhit të Serbisë në Republikën e Kosovës do t’i luftojnë me çdo kusht.

“Sot janë identifikuar dhe sekuestruar dy kamera të kamufluara në dy lokacione dhe pajisje të tjera ndihmëse të komunikimit, nga të cilat institucionet e Serbisë kanë monitoruar lëvizjet e qytetarëve, zyrtarëve të institucioneve tona të sigurisë dhe institucioneve ndërkombëtare që veprojnë në vendin tonë.

Koha e kontrollit të veriut të vendit tonë nga strukturat kriminale e terroriste të Serbisë ka përfunduar. Rendi dhe ligji do të mbizotërojnë si çdo kund në Republikën tonë”, shkroi Sveçla.

xhelal sveçla kosove serbia kamera

Sondazh

Poll