Bota

Trafik kokaine me nëndetëse nga Amerika Latine në Evropë/ Autoritetet spanjolle arrestojnë 4 kolumbianë, pamjet kur mjeti lundrues fundoset bashkë me drogën

Gjithashtu autoritetet spanjolle thonë se personat fundosën nëndetësen, ndërsa ekuipazhi u shpëtua.

27 Qershor 2024, 17:48 Nga E. D
Trafik kokaine me nëndetëse nga Amerika Latine në Evropë/
pamje nga vendngjarja

SPANJË- Autoritetet spanjolle thonë se kanë kapur një tjetër nëndetëse të dyshuar për transport droge në Evropë nga Amerika e Jugut. Bëhet me dije se në pranga janë vënë katër shtetas kolumbianë që ndodheshin në anije. Gjithashtu autoritetet spanjolle thonë se personat fundosën nëndetësen, ndërsa ekuipazhi u shpëtua.

"Për shkak të karakteristikave të varkës dhe sjelljes së ekuipazhit, autoritetet besuan se ajo transportonte kokainë," tha Garda Civile në një deklaratë të mërkurën.

Ekuipazhi doli i sigurt ndërsa nëndetësja u mbyt me ngarkesën e saj. Anija është e ngjashme me ato të kapura nga autoritetet në operacionet e mëparshme në Spanjën veriperëndimore në vitin 2019 kur u konfiskuan tre ton kokainë dhe vitin e kaluar. Anije të ngjashme janë zbuluar në Oqeanin Atlantik, veçanërisht afër Amerikës Qendrore dhe Jugore.

droge kolumbiane anije

Sondazh

Poll