Bota

“NATO duhet të forcojë ushtrinë e Kievit”/ Kryeministrja estoneze: Anëtarësimi i Ukrainës në aleancë, detyrë e të gjithëve ne

Gjithashtu të dy nënvizuan mbështetjen e palëkundur të NATO-s për Ukrainën përballë agresionit rus dhe riafirmuan angazhimin e Aleancës për mbrojtjen kolektive.

27 Qershor 2024, 19:53 Nga E. D
“NATO duhet të forcojë ushtrinë e Kievit”/
Kaja Kallas

ESTONI- Kryeministrja estoneze Kaja Kallas tha se anëtarësimi i Ukrainës në aleancë është detyrë e të gjitha vendeve anëtare dhe aleatët e NATO-s duhet të angazhohen për të forcuar ushtrinë e saj.

“Parandalimi i agresionit fillon në Ukrainë. Çmimi që ne paguajmë në mbështetjen e Ukrainës në përpjekjet e saj për të mposhtur imperializmin rus është i vogël në krahasim me atë që do të pasonte nëse agresioni shpërblehet,” tha Kallas në një konferencë të përbashkët shtypi me Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg.

Gjithashtu të dy nënvizuan mbështetjen e palëkundur të NATO-s për Ukrainën përballë agresionit rus dhe riafirmuan angazhimin e Aleancës për mbrojtjen kolektive.

“Ne duhet të demonstrojmë me fjalët dhe veprimet tona se rruga e Ukrainës drejt NATO-s është e pakthyeshme. Nevojitet një strategji afatgjatë për të kundërshtuar dhe frenuar veprimet agresive të Rusisë. Ne po shohim gjithashtu një politikë të koordinuar të aktiviteteve hibride nga Rusia në të gjithë Evropën. Ka gjithnjë e më shumë përpjekje për të shkatërruar infrastrukturën civile dhe objektet sabotuese që lidhen me dërgesat e armëve” shtoi ajo.

kaja kallas

Sondazh

Poll