Sport

ZYRTARE/ Nacho ka firmosur, do t'i bashkohet Al Qadsiah në Arabinë Saudite...

Nacho, tashmë ish-kapiten i Real Madridit, ka zyrtarizuar kalimin e tij në Al Qadsiah në Arabinë Saudite. Ai ka nënshkruar me klubin saudit deri në vitin 2026.

27 Qershor 2024, 15:01 Nga DOSJA
ZYRTARE/ Nacho ka firmosur, do t'i bashkohet Al Qadsiah në

ARABIA SAUDITE - Teksa pritej, tashmë është zyrtare, pjesa tjetër e karrierës së Nachos do të shkruhet në Arabinë Saudite.

Ish-kapiteni i Real Madridit, ku kaloi gjithë karrierën e tij (364 ndeshje, 16 gola), iu bashkua klubit Al Qadsiah, i promovuar në kategorinë e pare saudite.

Klubi saudit e ka zyrtarizuar në rrjetet e tij sociale në mesditë marrëveshjen. Ky njoftim ishte në gatishmëri që javën e kaluar.

Qendërmbrojtësi 34-vjeçar me 29 trofe, përfshirë gjashtë Liga të Kampionëve, ka nënshkruar me klubin e Gjirit deri në vitin 2026. Ai do t'i bashkohet klubit të tij të ri pas Euros, ku po luan me kombëtaren spanjole.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll