Bota

Aksident tragjik në Greqi/ I mituri merr fshehurazi kamionin e babait, merr zvarrë motoristin 16-vjeçar, pasi e përplasi e la të gjakosur në tokë dhe u arratis

16-vjeçari po drejtonte një motoçikletë kur kamioni u përplas me të. Mësohet se autori ndiqte të njëjtën shkollë me adoleshentin fatkeq. 17-vjeçari nuk është ndalur pasi ka përplasur viktimës përkundrazi ka shkelur gazin dhe ka vazhduar duke e lënë të miturin të gjakosur në tokë. 

27 Qershor 2024, 16:16 Nga N.F
Aksident tragjik në Greqi/ I mituri merr fshehurazi kamionin e babait, merr
Foto ilustruese

GREQI- Një i mitur 17-vjeçar, i cili mori fshehurazi kamionin e të atit, ka shkaktuar aksidentin tragjik në Evia. Sipas informacioneve nga ky aksident ka humbur jetën një person. Viktima e aksidentit të mesditës në Karystos është një 16-vjeçar, i cili u mor me vete nga kamioni, i cili përpara ishtë përplasur me tabelat e qarkullimit rrugor.

16-vjeçari po drejtonte një motoçikletë kur kamioni u përplas me të. Mësohet se autori ndiqte të njëjtën shkollë me adoleshentin fatkeq. 17-vjeçari nuk është ndalur pasi ka përplasur viktimës përkundrazi ka shkelur gazin dhe ka vazhduar duke e lënë të miturin të gjakosur në tokë. 

Policia e Karystos arrestoi shoferin 17-vjeçar dhe babain e tij për neglizhencë të një të mituri. Po hetohet nëse babai e kishte lënë me vetëdije djalin e tij të drejtonte kamionin pa patentë, apo nëse 17-vjeçari e kishte marrë fshehurazi kamionin. Vihet re se si autori i aksidentit edhe viktima, asnjëri prej tyre nuk kishte patentë. Nxënësit, prindërit, mësuesit e shkollës ku kanë shkuar dy fëmijët, si dhe i gjithë Karystos janë të shokuar.

 

greqi aksident viktime

Sondazh

Poll