Bota

Djathtistët në Serbi bllokojnë hyrjen në festivalin “Mirëdita, dobar dan”

Sipas gazetarëve të Radios Evropa e Lirë, ky grup protestuesish janë dëgjuar duke brohoritur “Kosova është zemra e Serbisë”, kanë kënduar këngë nacionaliste dhe kanë fyer qytetarët e Kosovës.

27 Qershor 2024, 15:09 Nga N.F
Djathtistët në Serbi bllokojnë hyrjen në festivalin
Pamje nga vendi i ngjarjes

SERBI- Duke valëvitur flamuj serb, një grup i madh i djathtistëve janë mbledhur në afërsi të hyrjes në zonën ku mbahet festivali “Mirëdita, dobar dan”, i cili nis sot në Beograd, duke parandaluar hyrjen në këtë hapësirë.

Sipas gazetarëve të Radios Evropa e Lirë, ky grup protestuesish janë dëgjuar duke brohoritur “Kosova është zemra e Serbisë”, kanë kënduar këngë nacionaliste dhe kanë fyer qytetarët e Kosovës.

Në sheshin Dorqol, ku mbahet festivali dhe i cili është i mbyllur për trafik, janë parë një numër i vogël i policëve.

Gazetarja e Radios Evropa e Lirë nuk është lejuar të hyjë në hapësirën ku festivali pritet të nisë sonte nga protestuesit që po qëndrojnë në hyrje të kësaj zone.

REL-i ka dërguar pyetje në Ministrinë serbe për Punë të Brendshme lidhur me planet për situatën e sigurisë të mbajtjes së kësaj ngjarjeje, por nga ky institucion nuk janë përgjigjur.

Ndërkaq, përfaqësuesit e Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, që janë organizatorë të festivalit, pritet që të dalin me një njoftim shumë shpejt./ REL

serbi festival “mirëdita dobar dan”

Sondazh

Poll